Jose Mourinho ka zbuluar se cili është personi më i famshëm të cilit ia ka numrin e telefonit dhe emri që ka dhënë ishte një befasi.
61-vjeçari do të rikthehet sërish në zejene e trajnerit pasi tashmë është pajtuar për një marrëveshje me gjigantin turk Fenerbahce.
Mourinho më herët kishte qenë i papunë që prej muajit janar, pasi ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit tek Roma pas dy vitesh pjesë e tyre.
Portugezi më herët ishte lidhur me një rikthim befasues në Ligën Premier tek Manchester United ndërsa pati zëra se ai kishte oferta edhe nga Superliga e Arabisë.
Sidoqoftë, ai tani do të nis një aventurë të re në Turqi, ku do të synojë të shtojë edhe më shumë trofe në koleksionin e tij.
Teksa po komentonte finalen e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit në TNT Sports, Mourinho u pyet nga Rio Ferdinand se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit.
“Për momentin, është presidenti i Fenerbahces”, ishte përgjigja befasuese e Mourinhos.
Mourinho do të trashëgojë një ekip mjaft të fortë tek Fenerbahce për sezonin 2024/2025, pasi klubi dështoi që të sigurojë titullin sezonin që lamë pas.
Galatasaray u shpall kampion me 102 pikë të tubuara, ndërsa Fenerbahce u pozicionua në vendin e dytë me vetëm tri pikë më pak pra 99 sosh.
Mourinho atje do të takohet me një fytyrë të njohur, pasi pjesë e Fenerbahces është mesfushori brazilian Fred, të cilin Mourinho e kishte pasur lojtar gjatë kohës sa ishte në krye të “Djajve të Kuq”. /Telegrafi/