Jorik Nijdam erdhi në Tiranë për të qëndruar për një kohë të shkurtër, por planet ndryshuan.
Ai gjeti dashurinë e jetës dhe tashmë holandezi është zhvendosur në kryeqytetin shqiptar. Më 25 maj, Nijdam do të jetë në “Air Albania” për të mbështetur Fejnordin. Për ABC News, ai rrëfeu emocionet për kualfikimin e skaudrës së zemrës në finale. Tregon se ka ftuar shumë familjarë e shokë për të parë ndeshjen.
“Ne u gëzuam shumë kur Feynordi u kualifikua në finale. Familja ka prerë bileta, si edhe shoqëria do të vijnë të gjithë këtu në Tiranë”.
Jorik Nijdam drejton një agjensi udhëtimesh dhe po organizon tifozët e Fejnordit për tu akomuduar në Tiranë. Ai pohoi se ka patur shumë kërkesa si për hotele ashtu edhe për bileta.
Rreth 300 veta më kanë kontaktuar vetëm mua, ndërsa në total pritet të vijnë rreth 20 mijë tifozë nga holanda për të mbështetur skuadrën e Fejnordit. Kërkesat më të shumta janë për biletë, por është shumë e vështirë për të gjetur bileta”.
Pavarsisht cmimeve të larta si të hoteleve, por edhe biletave në tregun e zi, tifozi I Feynord thekson se një gjë e tillë nuk do të ndikojë në për të ndjekur nga afër ekipin e zemrës.
“Kemi organizuar edhe një festë për datën 24 për tifozët holandez. Me mirë një natë para që të jemi të sigurtë për të festuar.
Pavarsisht incidenteve në të kaluarën, Nijdam nuk beson se mes tifozërive do të ketë përplasje, pasi ndeshja nuk do të jetë në Romë apo Roterdam. Ka dhe një kërkesë për sportdashësit.
“Unë këshilloj tifozët që mos të vijnë vetëm për ndeshjen, por të qëndrojnë më gjatë. Të shohin se cfarë ka Shqipëria për të të ofruar si deti dhe mali. Shqipëria është e bukur dhe me diell dhe fitore fejnordi”.