Jorge Messi “thumbon” Barcelonën: Gjeni në klub se kush është përgjegjës (VIDEO)

Babai i Messit ka thumbuar Barcelonën pas mbërritjes së argjentinasit në Paris.

Ai iu tha gazetarëve: “Kush është përgjegjës? Zbulojeni në klub,” tha babai i Leo Messi, para se të hynte në terminalin e aeroportit El Prat për të kapur një aeroplan privat për në Paris.

PSG bëri ofertën zyrtare të dielën në mëngjes dhe pas pak më shumë se një dite negocimi dhe analize dokumentesh, Messi i dha OK.

Jorge Messi gjithashtu ka pranuar se djali i tij është shumë i prekur nga largimi i tij teksa u shpreh se ka qënë shtëpia e tij për gati 21 vjet. /albeu.com/


Shtuar 10.08.2021 17:41