Jordi Alba paralajmëron Barcelonën para “El Clasico-s”

Jordi Alba ka qenë i qartë pas fitores minimale ndaj Dynamo Kiev se Barcelona duhet të përmirësohet.

Alba bëri një performancë fantasktike gjatë gjithë ndeshjes në Champions, e cila në fund u mbyll me një rezultat pozitiv të domosdoshëm skuadrën.

Kjo ishte fitorja e dytë brenda javës, por para paraqitja ishte larg të qënit bindëse. Dhe ktë Alba e ka kuptuar pas ndeshjes pasi u shpreh i zhgënjyer me ndeshjen në tërësi.

“Në pjesën e parë, në mund të kishim shënuar më shumë se një gol, por nuk arritëm ta vulosnin atë. Në pjesën e dytë, ne nuk kemi qenë mirë në presion dhe kemi vuajtur. Ne nuk kemi krijuar shanse dhe nuk ndjehemi mirë për këtë, duhet të përmirësohemi”, tha spanjolli për AS.

Përmirësimi duhet të vijë shpejt për klubin katalanas me “El Clasicon” tani që është shumë pranë. /albeu.com


Shtuar 21.10.2021 12:42