Jordan Henderson mund t’i bashkohet bashkëkombasit të tij Harry Kane tek Bayern Munichu, teksa ai po kërkon largimin nga Liga Saudite, aty ku po paraqitet tek radhët e Al-Ettifaq.
Sipas talkSPORT, ish-kapiteni i Liverpoolit është vetëofruar tek dy klubet gjermane, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.
Henderson nuk është adaptaur me jetën në Lindjen e Mesme dhe është në kërkim të aventurave të reja, vetëm gjashtë muaj pasi u transferua në Arabi nga Liverpooli për shumën e 13 milionë eurove.
Fillimi i sezonit për mesfushorin anglez në Arabi nuk ka shkuar ashtu siç ai e kishte planifikuar pasi klubi ka fituar vetëm gjashtë nga 19 ndeshjet e luajtura deri më tani dhe momentalisht gjenden në pozitën e tetë në tabelë.
Në rast se Henderson vendos përfundimisht për largimin, atëherë kjo lëvizje do t’i kushtonte atij rreth shtatë milionë euro.
Ai përfiton momentalisht 700 mijë euro në javë (pa taksa), por elementi pa taksa aktivizohet vetëm në rast se ai i përmbush dy vitet e para të kontratës së tij.
Momentalisht qëllimi i klubit është që ta bind lojtarin që të qëndrojë dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare për largim as nga ana e Henderson./Telegrafi/