Dinamo ka udhëtuar në Laç për të sfiduar skuadrëne Mirel Josës në kuadër të javës së 24-të të Superiores. Një takim që starton në orën 13:30 dhe vë përballë dy ekipet që duan 3 pikët për “Final – Four”.
Dritan Mehmeti synon vazhdimësinë, ndërsa në sfidën e sotme përballet edhe me disa mungesa. Lorenco Vila mungon për shkak kartonësh, por nuk do të jetë i vetmi . Edhe Klevi Qefalia nuk do të mund të japë kontributin e tij kundër kurbinasve.
Ish-i i Tiranës vuan ende nga dëmtimi që ku ishte pjesë e bardhebluve dhe sot stafi i “Nëndetëses” ka vendosur të mos rrezikojë me akvitizimin e tij. Në këto kushte mehmeti do të bëjë llogaritë pa të dy lojtarët. /newsport.al/