Dinamo sjell kujtime të hidhura, Laçi nuk njeh humbje prej 8 ndeshjesh në Superiore

Laçi dhe Dinamo do të përballen të shtunën në stadiumin e Laçit. Sfida që nis në orën 13:30 pritet me mjaft interes për Superioren, pasi diskutohet “final 4”.

Laçi nuk njeh humbje prej 8 takimesh në elitën e futbollit shqiptar. Djemtë e Mirel Josës regjistrojnë 2 fitore dhe 6 barazime, për të qëndruar të pamposhtuar. Takimi me dinamovitët sjell kujtime të hidhura sepse Dinamo është klubi i fundit që ka mposhtur Laçin.

1 fazë më parë, Dinamo fitonte 2 me 0 përballë laçjanëve. Mbetet për t’u parë si do shkojë përballja e radhës. Rendija e përgjithshme sheh Dinamon në vendin e pestë, ndërsa Laçin të pozicionuar të gjashtin.

Vetëm 3 pikë më pak, që nuk janë asgjë për këtë sezon në futbollit shqiptar. Në Kupë, Laçi ia doli të eleminonte Dinamon, shtysë kjo jo e vogël psikologjike. /newsport.al/


Shtuar 15.02.2024 14:01