Frenkie de Jong më në fund është pajtuar të largohet nga Barcelona dhe largimi i tij do të ndodhë në afatin kalimtar veror.
Mesfushori holandez është lodhur nga gjendja jo e mirë financiare e klubit dhe nga presioni i madh që i është bërë për tu larguar, pasi Barcelona ka nevojë për të ardhura.
Manchester United prej vitesh e kërkon holandezin dhe tani Djajtë e Kuq do të kenë mundësinë ta transferojnë atë në Old Traford.
Megjithatë gjiganti anglez do të ketë konkurrencë të madhe për të arritur te reprezentuesi holandez pasi dy skuadrat të tjera nga Anglia janë futur në garë për De Jong.
The Sun ka raportuar se Arsenal dhe Manchester City gjithashtu janë interesuar për transferimin e mesfushorit për afatin kalimtar veror.
Te Barcelona kanë vendosur për shitjen e yllit të mesfushës dhe tani po presin që të ketë një garë ofertash nga tre top klubet angleze.
Drejtuesite klubit katalunas kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurove për holandezin, shumë që do t’i zgjidhte shumë probleme financiare në kampin e tyre. /Telegrafi/