Shtohen pretendentët për Miralem Pjanic. 31-vjeçari i cili nuk bën pjesë në planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm do të largohet gjatë kësaj merkato vere.
Juventusi me trajnerin Allegri kërkojnë ta rikthejnë boshnjakun në Serinë A, por konkurenca për mesfushorin është shumë e fortë pasi në garë janë futur dy klubet angleze, Manchester United e Tottenham, me Spursat që duket se janë në avantazh për të rrëmbyer futbollistin.
Drejtori sportiv i Tottenhamit, Paratici me kërkesën e trajnerit të ri Nuno Espirito Santo ka nisur menjëherë bisedimet me katalanasit duke mposhtur konkurrencën e “djajve të kuq”.