Jo vetëm fitorja, edhe barazimi në Europian “mbush arkat” e FSHF-së

Edhe 2 ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Kombëtares në Euro 2024, përballë përfaqësueses së Italisë, teksa kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerin Sylvinho vazhdojnë përgatitjet për këtë sfidë mjaft delikate dhe të vështirë.

Sigurisht që të gjithë duan 3 pikët, pra fitoren, por edhe ma barazimin e Kombëtares, FSHF-ja mund t’i mbushë arkat.

Një barazim në Europian vlen 500 mijë euro, pra sa gjysma e fitores, e cila vlen plot 1 milionë euro.

Pra, Shqipëria pritet të ketë një motiv më shumë për të mos dalë pa pikë nga ky Europian.

Kujtojmë që Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e parë të Euro 2024. Kombëtarja kuqezi do të luajë kundër Italisë më 15 qershor në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, duke filluar nga ora 21:00.


Shtuar 13.06.2024 14:23