Jo vetëm Euro2020, sot fillon edhe Copa America

Sot në orën 23:00 fillon kompeticioni ‘Copa America’.

Kombëtarja e Brazilit pret Venezuelën në ndeshjen hapëse të eventit madhështor në Amerikën Latine.

Ndeshja luhet në stadiumin “Estadio Nacional de Brasilia” në Brazil, e vlefshme për Grupin B. Përveç këtyre dy Kombëtareve, në Grupin B, bëjnë pjesë edhe Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori, ndërsa në Grupin A ndodhet: Argjentina, Uruguaji, Kili, Bolivia dhe Paraguaji.

Kupa e Amerikës fillon sonte më 13 Qershor dhe mbaron më 10 Korrik.


Shtuar 13.06.2021 21:32