sport

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz”, Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bayer Leverkusen i ka vendosur një çmim të madh të shumë kërkuarit, Florian Wirtz, ku nuk mungon interesimi nga Barcelona dhe Real Madrid.

CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, deklaroi qartë se klubi do të jetë i gatshëm të shesë lojtarin në afatin e ardhshëm të transferimit të verës, me kusht që skuadra e interesuar të paguajë një tarifë transferimi prej 150 milionë euro.

Të lidhura

None found

20-vjeçari, i cili bëri debutimin e tij profesional për skuadrën e Bundesligës në vitin 2020, ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Wirtz nën drejtimin e Xabi Alonsos ka luajtur në 41 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 17 herë dhe ka dhënë 18 asistime.

Në një intervistë me Marca, Carro foli për të ardhmen e sulmuesit teksa tha: “Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro, Wirtz nuk do të largohet”.

Mbetet për t’u parë nëse gjigantët e La Ligës, Barcelona dhe Real Madrid do të përmbushin kërkesat e kampionëve të sapokurorëzuar të Gjermanisë. /Telegrafi/

të fundit

Protesta para Ministrisë së Arsimit: 16 të arrestuar, 49 të proceduar dhe 6 efektivë të lënduar

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimet në polici të të rinjve që morën pjesë…

4 minutes ago

Vinicius rrezikon pezullim të rëndë pas kartonit të kuq

Real Madridi mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme, pasi Vinicius Junior rrezikon të pezullohet…

10 minutes ago

Shkodër/ Shkon në kalçeto për të ekzekutuar ish-shokun, por nuk i shkrep a*ma! Konflikti për një vajzë nisi 5 vite më parë

Një konflikt i hershëm mes dy të rinjve, të cilët dikur kishin qenë miq të afërt ka përfunduar në një…

12 minutes ago

Mbetje njerëzore zbulohen në Shipol, dyshime se janë të një viktime të luftës

Mbetje eshtërore të një personi janë gjetur në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për personat…

22 minutes ago

Kurti: Sot do të merret një vendim i rëndësishëm për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” për ish-krerët e Ushtrisë…

22 minutes ago

LSDM: Mickoski përdor gjyqësorin për fushatë, ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë

LSDM sot ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoskin se po keqpërdor gjyqësorin për interesat e tij."Artan Grubi del nga arresti shtëpiak…

26 minutes ago