FOTOMONTAGE: Florian WIRTZ LEV zieht es zum FC Liverpool in die englische Premier League. ARCHIVFOTO, *** PHOTO ASSEMBLY Florian WIRTZ LEV moves to Liverpool FC in the English Premier League ARCHIVE PHOTO,
Ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, ka bërë një postim enigmatik në platformën X, ku mohon thashethemet se ka kërkuar fanellën me numër 10 te Liverpooli, ndërsa spekulimet për transferimin e tij te klubi anglez vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Në postimin e tij të bërë, lojtari shkruan: “Kush thotë se unë dua numrin 10? Unë i respektoj lojtarët. Mos besoni gjithçka që shkruhet”, duke iu referuar raportimeve të fundit nga Sky Germany dhe Florian Plettenberg, të cilët pretendonin se mesfushori gjerman kishte kërkuar fanellën ikonike të Liverpoolit nëse transferimi i tij do të realizohej.
Fanella me numër 10 te Liverpooli ka një histori të pasur, e veshur më parë nga legjenda si John Barnes, Michael Owen dhe Sadio Mane, ndërsa aktualisht i takon Alexis Mac-Allister.
Postimi i Wirtz vjen pas lajmeve ku thuhej se 21-vjeçari kishte refuzuar oferta nga Bayern Munich dhe Manchester City për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë.
Sipas Daily Star, Liverpooli po përgatit një ofertë rekord britanik prej 130 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, pas dy ofertave të mëparshme të refuzuara nga Leverkuseni.
Wirtz, i cili aktualisht mban fanellën me numër 10 te Bayer Leverkusen, duket se dëshiron të fokusohet te performanca në fushë dhe jo te simbolika e numrave, duke lënë tifozët dhe analistët të presin me padurim zhvillimet e ardhshme të këtij transferimi të mundshëm.
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…
Një ngjarje skandaloze ka tronditur Marinën Mbretërore Britanike. [...] Read More... The post Ngacmoi katër rekrute në Marinën Mbretërore britanike,…
Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin argjentinas. Abel Núñez, futbollist vetëm 16-vjeçar i FC Ezeiza, ka ndërruar jetë të dielën,…