Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se sot do të merret një vendim i rëndësishëm lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
None found
Ai foli për këtë çështje në hyrje të mbledhjes së kabinetit qeveritar, e cila po zhvillohet aktualisht, dhe theksoi nevojën për të hartuar një strategji për mbrojtjen e tyre në Apel.
Kurti tha se pasnesër mbushet një muaj nga aktgjykimi në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ai shtoi se qeveria do të vijojë t’i mbështesë në procesin e apelit, ku pret që padrejtësia të korrigjohet.
Sipas tij, për të vazhduar përpara nevojitet një strategji e mirëmenduar dhe analizë e thellë e aktgjykimit të plotë. Kurti nënvizoi se suksesi në apel kërkon organizim dhe bëri të ditur se sot do të merret një vendim përkatës i rëndësishëm.
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimet në polici të të rinjve që morën pjesë…
Një konflikt i hershëm mes dy të rinjve, të cilët dikur kishin qenë miq të afërt ka përfunduar në një…
Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me dhunë policore, nxënësit e shkollës Partizani, kanë bojkotuar mësimin. Në…
Sot më 14 tetor është zgjeruar protesta e të rinjve në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, edhe nxënësit e gjimnazit…
Vlerësimet e para për gjendjen shëndetësore të Papa Leo XIV pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një tumori kanceroz nga…
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në platformën e tij Truth Social një seri videosh të pazakonta, mes tyre edhe…