Florian Wirtz është një nga futbollistët më meritorë që Bayer Leverkusen ka fituar titullin e parë në histori të klubit.
Megjithatë drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusenit është penduar për një deklaratë që dha ditë më parë për çmimin e yllit gjerman.
None found
“Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro, Wirtz nuk do të largohet”, kishte deklaruar Fernando Carro.
Vetëm disa ditë më vonë, Carro ka pranuar se ka gabuar për deklaratën e dhënë.
Ai ka deklaruar se Wirtz nuk do të shitet as për 150 milionë euro, pasi qëllimi është ta mbajnë në skuadër.
“Ditë më parë thashë se çmimi i Florian Wirtz ishte 150 milionë euro. Ishte gabim kjo deklaratë”.
“Wirtz është i pashitshëm. Mbaj mend disa biseda me lojtarë që donin të largoheshin sepse donin të fitonin tituj. Ky nuk është më një argument”. deklaroi Carro.
20-vjeçari në 43 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/
Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj dhunës së policisë ndaj të rinjve në protestën e djeshme në Ministrinë e Arsimit…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me naftën ruse, duke paralajmëruar se një…
Në gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-komandantit të nënstacionit policor në Zhegër të Gjilani…
Në pikën kufitare Tabanoc janë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi, përfshirë 595 unaza argjendi, të cilat autori i krimit i…
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të…
Këtë të mërkurë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kanë bojkotuar mësimin. Protestat e djeshme para Ministrisë së Arsimit, ku kishte…