“Jemi përgatitur për derbin”, Hoxhallari: Hyjmë në fushë vetëm për 3 pikët. Shehi? Çdo trajner ka filozofinë e vet

Derbi është padiksutim ndeshja vitrinë e futbollit shqiptar. Partizani – Tirana do të matin “pulsing” e njëra –tjetrës në “Air Albania” ditën e nesërme, takim që do të startojë në orën 19:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 24-të të Superiores.

Në konferencën për shtyp së bashku me Julian Ahmataj për të analizuar përballjen me demat ishte i pranishëm edhe Erjon Hoxhallari. Kapiteni i bardhebluve kla theksuar se Shehi si kundërshtarë nuk do të ndikojë aspak te skuadra, pasi janë përgatitur maksimalisht për fitoren.

“Çdo derbi luhet për tifozët sepse është e vetmja ndeshje që ka atmosferë të bukur dhe ekipet duan ta fitojnë. Ne kemi gjatë gjithë javës që e përgatisim këtë ndeshje. Mendoj se po e përgatisim mirë dhe atë që po bëjmë në stërvitje, të arrijmë ta shprehim në fushë.

Nuk mund të them që na ka lënë një shenjë sfida me Erzenin, por skuadra ka qenë pak e mërzitur sepse ka qenë një nga ndeshjet më të mira deri tani. Shpresoj ta harrojmë atë ndeshje dhe të bëjmë më të mirën për të fituar derbin.

Disa kohë kemi qenë ne ata që e kemi dominuar derbin. Partizani mund të ketë fituar një ose dy, por të tjerat kanë dalë barazim. Shpresoj që ky të jetë rikthimi te fitorja nga ana jonë dhe të mbajmë këtë ritëm.

Mungesat? Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Dhe Filipi (Najdovski) është një nga më të rëndësishmit e ekipit, por futbolli këto i ka. Dëmtimet bëjnë të vetën. Lojtarët që do të luajnë në rolin e atij janë lojtarë që kanë potencial dhe do japin më të mirën.

Mbështetja e tifozëve? Normalisht, për tifozët i bëjmë thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër dhe të na mbështesin. Shpresojmë që dhe ne t’iu a shpërblejmë me tre pikë.

Shehi? Nuk mund të them që na komplikon. Çdo trajner ka filozofitë e veta, por Gesi (Shehi) i njeh mirë lojtarët, por shpresoj që kjo të mos ndikojë te ne dhe të bëjmë detyrat që na ka dhënë trajneri e të fitojmë.

“Final – Four”? Normalisht, “Final 4” është objektivi i Tiranës. Për atë po luftojmë. Është e arritshme sepse ne jemi në vend të katërt, duhet të luftojmë që ta ruajmë këtë vend dhe pse jo të synojmë pak më sipër”, tha Hoxhallari. /newsport.al/


Shtuar 16.02.2024 12:01