Javier Tebas zbulon favoritët e tij për Topin e Artë dhe lë jashtë Lamine Yamalin

Javier Tebas, presidenti i La Ligës, ka bërë publike zgjedhjet e tij për futbollistët që i sheh si kandidatë kryesorë për Topin e Artë, duke mos përfshirë në listë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Në një intervistë dhënë për mediumin francez L’Equipe, Tebas veçoi mesfushorin spanjoll Rodri dhe sulmuesin e Real Madridit, Kylian Mbappe. Kjo zgjedhje vjen në një moment kur Yamal shihej si një nga pretendentët kryesorë për ceremoninë e çmimit, e cila ishte planifikuar të zhvillohej të hënën në Londër.

Të lidhura

None found

Megjithëse do ta konsideronte të drejtë një triumf të Mbappes, kreu i La Ligës bëri të ditur se dëshira e tij është që Rodri ta fitojë sërish Topin e Artë.

“Nëse Mbappe e fiton Topin e Artë, do ta meritonte, por shpresoj që Rodri ta përsërisë suksesin e tij”, deklaroi Tebas.

Presidenti i La Ligës vlerësoi gjithashtu rëndësinë e Mbappes në futbollin ndërkombëtar, duke nënvizuar rolin që francezi luan për ekipin e tij dhe për kampionatin spanjoll.

“Mbappe është një yll botëror, një lojtar i madh që kontribon ndjeshëm për ekipin e tij dhe për ligën në përgjithësi”, shtoi Tebas.

Gjatë intervistës, Tebas foli edhe për drejtimin e futbollit botëror dhe kritikoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Ai kundërshtoi mënyrën e njëanshme me të cilën, sipas tij, janë marrë vendimet për zgjerimin e kalendarit të futbollit.

Ai shprehu pakënaqësi ndaj menaxhimit të FIFA-s, duke pretenduar se imazhi i këtij institucioni është dëmtuar prej vitesh.

“Imazhi i FIFA-s është dëmtuar rëndë prej vitesh. Sa i përket Infantinos, çështja është e qartë: imazhi i tij është larg të qenit ideal”, përfundoi ai.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet