Javi Garcia zyrtarisht zëvendësuesi i Xavi-t tek Al-Sadd

Spanjolli Javi Gracia është prezantuar këtë të mërkurë në Ali Bin Hamad Al Attiyah Arena si trajneri i ri i Al Sadd , në të cilin ai merr detyrën nga Xavi Hernández , trajneri aktual i Barcelonës.

Së bashku me drejtorin ekzekutiv të klubit, Turki Al-Ali dhe drejtorin e futbollit, Mohamed Ghanem Al-Ali , trajneri spanjoll zbuloi se kishte nënshkruar një kontratë njëvjeçare dhe siguroi se do të përpiqet të ruajë stilin dhe sukseset e Xavi-t.

Javi Gracia deklaroi se ishte “i lumtur që ishte në Doha” dhe se e njeh “mirë” Al Saddin , “një klub shumë i madh”, si dhe, logjikisht, paraardhësin e tij, Xavi , si lojtar dhe trajner, dhe se ata kanë një stil unik, lojë të ngjashme sulmuese që ai do të përpiqet ta mbajë.

Ai theksoi se “objektivi është gjithmonë të fitojmë të gjitha ndeshjet në të gjitha garat, të fitojmë më shumë tituj dhe të jemi pjesë e historisë së gjatë të klubit”.

Turki Al-Ali theksoi vlerën e trajnerit të Navarresit, për të cilin tha se “ai ka drejtuar klube të mëdha në ligat spanjolle dhe angleze dhe është zgjedhur pas një studimi të kujdesshëm”, ndërsa Mohamed Ghanem Al-Ali theksoi se ata presin ” shumë “nga Javi Gracia. /albeu.com


Shtuar 8.12.2021 13:36