Java 20 luhet në 3 ditë, njihuni me sfidat e Kategorisë së Parë

Java 20 në Kategorinë e Parë luhet në 3 ditë. Nga data 10 shkurt, të shtunën, deri më 12 shkurt skuadrat do kërkojnë pikët për arritjen e objektivave.

Të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:30. Të shtunën luhen 4 ndeshje, ku Korabi pret Vorën, Bylis luan kundër Apolonisë, Elbasani udhëton në Berat për të luajtur përballë Tomorit dhe Flamurtari ndeshet me Burrelin.

Një ditë më vonë, të dielën, Kastrioti përballet me Lushnjën. Sfida që mbyll javën e 20-të është ajo e së hënës mes Luzit dhe Besës.

Java 20:

Korabi-Vora 10.02.2024 13:30

Bylis-Apolonia 10.02.2024 13:30

Tomori-Elbasani 10.02.2024 13:30

Flamurtari-Burreli 10.02.2024 13:30

Kastrioti-Lushnja 11.02.2024 13:30

Luzi 2008-Besa 12.02.2024 13:30


Shtuar 6.02.2024 22:22