Për presidentin e Partizanit, Gazment Demi, dita e sotme është një ditë e shënjuar. Demi feston sot ditëlindjen dhe mbush 61-vjeç.
Urimet janë të shumta dhe ato publike kanë nisur që nga klubi në mëngjes me futbollistët që e uronin me video-mesazh, për të vazhduar me tifozët e thjeshtë në komente, deputetin Erion Braçe, ndërsa së fundmi edhe ish-lojtari i tij Jasir Asani.
Ylli i Kombëtares shqiptare ndan një foto me të në Instagram dhe uron kreun e të kuqve me diçiturën: “Edhe 100 vite të lumtura për presidentin kampion dhe njeriun fantastik Gazment Demi”, shkruan Asani. /newsportal/