“Jam shumë i lumtur, mendoj se mund t’i fitojmë të gjitha” – Ben White me deklaratë të madhe pas rinovimit

Ben White ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Arsenalin, gjë që e njoftoi klubi përmes kanaleve zyrtare.

Mbrojtësi ka nënshkruar një marrëveshje të re katërvjeçare, duke marr një rritje page.

“Jam shumë i lumtur – ishte një udhëtim i gjatë dhe i mahnitshëm për të nënshkruar përsëri dhe për të qenë këtu për më shumë vite”.

“Unë kam thënë më parë se nuk do të doja të isha askund tjetër, kështu që është perfekt”.

“Unë mendoj se me ekipin, nuk është thënë shumë se ku duam të jemi. Mendoj se të gjithë e dinë se jemi në maksimumin që mundemi dhe nuk mendoj se asgjë është shumë e madhe për ne që të mund të sfidojmë dhe të fitojmë. Nuk ka kufi për atë që mund të arrijmë”, ka thënë White./Telegrafi/


Shtuar 14.03.2024 17:03