“Jam i lumtur për punën në Shqipëri, për të ardhmen time mendoj unë”, Sylvinho në prag të Serbisë: Nuk më intereson nëse sulmuesit nuk shënojnë

Shqipëria do të sfidojë ditën e nesërme Serbinë në transfertë në orën 20:45 për kualifikueset e Kupës së Botës. Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho doli në konferencë për shtyp për mediat.

A mund të quhet ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares shqiptare në eksperiencën tuaj?

“Të gjitha janë të rëndësishme, por tani po është e rëndësishme. Një muaj më parë ishte ajo ndaj Letonisë, e fituam dhe tashmë është kjo më e rëndësishme. Është emblematike, është ndeshje ndryshe nga ajo në Tiranë, besoj se do jetë një atmosferë e bukur.

A është gati ekipi për fitore, keni punuar me sulmin pasi ata nuk po shënojnë?

Siç e thashë është një ndeshje e rëndësishme. Jemi stërvitur në Tiranë dhe kemi evidentuar gabimet. Nesër do duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit nga sulmuesi. Unë kam besim tek të gjithë lojtarët që do i përgjigjen atyre çfarë kemi bërë në stërvitje.

Keni ndonjë surpizë për nesër nga ndeshja e parë?

E dimë ekipin e tyre, por nuk mund t’ju them për ndonjë surprizë sepse nuk dua të jap më shumë informacion. Kemi stërvitje të rëndësishme që na pret pas pak.

Një ndeshje si finale, si janë shanset tona dhe Serbisë për këtë ndeshje?

Futbolli është i paparashikueshëm dhe nuk mund të themi se do të fitojmë këtë ndeshje. Kam luajtur si lojtar, po ashtu kam qenë zv.trajner, nuk kam parë asnjë rast të thuhet se ndeshja është e fituar nga një skuadër. Kundërshtari ka lojtarë të fortë dhe me kualitet. Eksperienca në Europian na ka rritur shumë të gjithë e dimë që në futboll ndodh çdo gjë. Unë besoj te lojtarët e mi dhe duhet të futemi në fushë me zemër.

Shumë lojtarë nuk kanë qenë në pritshmëri, do i jepni shanse apo do luani asin nën mëngë?

Nuk më intereson momenti i lojtarit, por nëse është i gatshëm do luajë. Kemi bërë një rrugëtim për të arritur këtë ndeshje. Edhe nëse fitojmë këtë ndeshje dhe mundemi pastaj eliminohemi. Skuadra ka ndryshuar, edhe gjatë Europianit ka ndryshuar.

Kjo është një ndeshje ndryshe, sa ndihet presioni tek ju për këtë sfidë?

Të gjithë jemi mësuar me presionin në këtë profesion. Kam pasur edhe në eksperiencën time si futbollist. Mund të më shërbejë si motivim shtesë, e rëndësishme që fituam me Letoninë. Kush fiton nesër i rritet probabiliteti për të shkuar në Play-Off”

Pyetje nga gazetari serb –

Sylvinho: Për të ardhmen time mendoj unë. Kam pasur një rrugëtim si futbollist në ekipe të mëdha. Por mund të them që jam i lumtur për punën time në Shqipëri. Nuk jemi të përhershëm dhe nuk i dihet si vijnë punët. Serbia është e fortë, potentë dhe mund të të shënojnë gol, faza ofensive më cinike në hapësira. Në 2018 kur isha pjesë e stafit të Brazilit, e kishim studiuar Serbinë, cilësitë teknike dhe fizike janë sërish aty.

Mua nuk më bie të lexoj, po përgatis lojtarët për këtë ndeshje. Nuk më interesojnë deklaratat e caktuara, i kam parë që në 2018 ekipin e Serbisë. Ka lojtarë individualë të mirë. Kemi dhe ne tanët që i përmend dhe me emra Hoxha, Manaj, Broja, Asani, Daku, Laçi të cilët dinë të shënojnë dhe japin çdo gjë në fushë.

Ka ndonjë dallim nga ndeshja e fundit ndaj Serbisë, keni përgatitur një fjalim motivues për ekipin përpara ndeshjes?

Kjo është diferenca mes klubeve dhe kombëtareve, është punë e ndryshme. E rëndësishme është se lojtarët vijnë nga momente të mira dhe janë rritur nga qershori deri më tani. Periudha më ideale me punën në kombëtare është tetori dhe nëntori. Është dhe moment dëmtimesh dhe për fat të mirë jemi okej.

Keni thirrur 55 emra dhe 44 të aktivizuar gjatë periudhës tënde, ka ndonjë lojtar nga tani që ka thënë se do të luaj titullar nesër?

Sigurisht që është e hapur kombëtarja. Në këtë grumbullim kemi marrë Caken dhe Gripshin. Është një përgjegjësi e madhe të jesh trajner i një skuadre të tillë, jam krenar për ta. Cake ka bërë stërvitje të mirë, Gripshi na është bashkuar së fundmi. Ishte momenti të merrnim lojtarë nga 25-26 vjeç”, u shpreh Sylvinho.


Shtuar 10.10.2025 17:16