sport

“Jam i detyruar ta marr këtë vendim”, Jose Mourinho jep dorëheqjen

Jose Mourinho nuk është më anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s, organ i krijuar së fundmi për të diskutuar disa nga çështjet më të rëndësishme në futbollin evropian me 19 trajnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Trajneri portugez ka hequr dorë nga ky rol dhe vendimin e tij ia ka komunikuar me e-mail Zvonimir Bobanit, i cili drejton Bordin e Futbollit.

Të lidhura

None found

“I dashur Boban, duke ju falënderuar që më keni ftuar të jem anëtar i Bordit të Futbollit, më vjen keq t’ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup me efekt të menjëhershëm”, ka shpjeguar Mourinho në e-mail.

Kushtet me të cilat besoja shumë kur u bashkova në këtë projekt nuk ekzistojnë më ndaj jam i detyruar ta marr këtë vendim. Ju lus që vendimin tim t’ia komunikoni edhe presidentit Ceferin”.

Dorëheqja e Mourinhos vjen vetëm pak ditë pasi Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA e pezulloi katër ndeshje trajnerin e Romës për sulmin që i bëri gjyqtarit anglez, Taylor, në përfundim të finales së humbur përballë Sevillas, në Europa League.

të fundit

John Terry paralajmëron Anglinë: rreziku kryesor i Norvegjisë nuk është vetëm Haaland

Legjenda e Anglisë, John Terry, ka dhënë këshillën e tij para përballjes së madhe ndaj Norvegjisë në çerekfinale të Kupës…

1 hour ago

Bellingham prek zemrat jashtë fushës: U ndal për gazetarin me aftësi të kufizuara dhe mori vlerësime të mëdha

Jude Bellingham vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Anglisë në Kupën e Botës 2026, por këtë herë mesfushori…

2 hours ago

Enzo Fernandez emocionohet teksa flet për Messin: Është modeli ynë më i madh

Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, nuk i ka mbajtur dot emocionet pas fitores dramatike 3-2 ndaj Egjiptit në raundin e…

3 hours ago

Granit Xhaka pas suksesit historik të Zvicrës: Si kapiten, kërkova të marr përgjegjësinë

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur pas kualifikimit historik në çerekfinale të Kupës së Botës, duke zbuluar…

4 hours ago

Përcaktohen përballjet e çerekfinaleve të Kupës së Botës, ja kur luhen ndeshjet

Me fitoret e mbrëmjes së sotme të Kombëtares së Argjentinës ndaj Egjiptit (3-2) dhe të Zvicrës ndaj Kolumbisë (0-0, 4-3…

5 hours ago

US Strikes Iran and Reimposes Oil Sanctions After Attacks on Commercial Ships

Të martën, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja kundër Iranit dhe rikthyen sanksionet për shitjet e naftës iraniane, si…

6 hours ago