Pas triumfit dramatik 3-2 ndaj Egjiptit në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026, mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, nuk arriti t’i përmbante emocionet.
Argjentina vulosi kalimin në çerekfinale pas një përmbysjeje spektakolare përballë Egjiptit, ndërsa sfida e radhës do të jetë ndaj Zvicrës së Granit Xhakës për një vend në gjysmëfinale.
None found
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, futbollisti i Chelseat vuri në pah rolin e kapitenit Lionel Messi, duke theksuar lidershipin dhe mentalitetin e tij të rrallë. Sipas Enzos, mënyra si paraqitet dhe karakteri i yllit argjentinas shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë ekipin.
Teksa fliste për Messin, Enzo u prek dhe tha: “Kur sheh Leon, i cili në fund të fundit është shembulli ynë më i madh… më falni, po bëhem emocional këtu… mënyra se si nuk dorëzohet kurrë dhe si gjithmonë ecën përpara”, deklaroi Enzo duke qarë.
Mesfushori argjentinas nënvizoi më tej se Messi mbetet një model i vërtetë për të gjithë futbollistët e Kombëtares.
“Ai është një shembull i vërtetë për ne. Edhe në momentet e vështira, ai gjithmonë tregon se është e mundur të vazhdosh përpara dhe sot është një shpërblim i madh për këtë”, u shpreh ai.
Enzo theksoi gjithashtu se skuadra e Argjentinës ishte e vetëdijshme se nuk ishte koha për t’u dorëzuar dhe se do të vazhdojë betejën deri në fund në Kupën e Botës.
“E dinim që ishte shumë herët për të shkuar në shtëpi dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, përfundoi mesfushori i kampionëve në fuqi të botës.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…