Italia tenton të “blindojë” Mancinin, gati kontrata e re

Trajneri aktual i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini pritet të vazhdojë gjatë në këtë detyrë, të cilën është duke e bërë mjaft mirë deri në këto momente, duke fituar besimin dhe respektin e të gjithëve.

Ashtu siç shkruan gazeta ‘Repubblica’ – Federata e Futbollit të Italisë po e bën gati kontratën e re. Për t’i larguar klubet e interesuara për trajnerin, FIGC ka menduar për një kontratë deri në vitin 2026, shkruan IndeksOnline

56-vjeçari u ulë në stolin e Italisë gjatë vitit 2018. Puna e tij është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga krerët e FIGC (Federatës Italiane të Futbollit

Edhe pse ishte raportuar se Mancini e mbyll aventurën pas Botërorit ‘Katari 2022’, ‘Azzurrit’ po shpresojnë ta ‘blindojnë’ ish-teknikun e Manchester Cityt.

Kujtojmë që Mancini gjatë karrierës ka menaxhuar këto skuadra: Fiorentina, Lazio, Inter, Manchester City, Galatasaray dhe Zenit. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2021 08:57

Tags: ,