Një lajm mjaft i mirë vjen për Roberto Mancinin teksa “Goal Italia”, raporton se kapiteni Giorgio Chiellini është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës në çerekfinalen e “Euro 2020”.
Sipas artikullit, edhe Alessandro Florenzi është rikthyer në stërvitje dhe ka dhënë sinjale pozitive në aspektin e rikuperimit nga lëndimi. /albeu.com/