Sandro Tonali ngre flamurin e bardhë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të Italisë përballë Anglisë dhe Hungarisë.
Mesfushori nuk mori pjesë në stërvitjen e mëngjesit të sotëm për shkak të një tendosje të muskujve.
Një problem i konfirmuar edhe nga trajneri Mancini, i cili gjatë konferencës për shtyp u shpreh edhe për ndeshjen e ditës së hënë ndaj Hungarisë.
Një situatë që padyshim që po ndiqet me shqetësim edhe nga Milani./albeu.com