Ishte në program për sot, shtyhet zyrtarisht ndeshja e Serie A

Ndeshja Atalanta – Fiorentina nuk do të luhet sot në orën 18.00. Klubi violë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se takimi është shtyrë.

Gjendja shëndetësore e drejtorit të përgjithshëm të Fiorentinës Joe Baron nuk është e mirë dhe është parë e arsyeshme të merret ky vendim.

“Ju informojmë se ndeshja Atalanta-Fiorentina e planifikuar për sot, më 17 mars 2024 me fillim nga ora 18:00 dhe e vlefshme për javn e 29-të të kampionatit TIM të Serisë A, është shtyrë për një datë të mëvonshme”, – Shkruan Fiorentina.


Shtuar 17.03.2024 17:59