Inzaghi është i sigurt se ka krijuar ekipin e tij më të mirë. Kjo dallohet fare qartë në fjalët e trajnerit të Interit, pas fitores së arritur kundër Lacios në shifrat 3-0 në mbrëmjen e sotme. Tanimë Inzaghi ka mbërritur në pikën ku thjesht duhet të qëndrojë në pankinë dhe të shijojë futbollin e krijuar nga lojtarët e tij.
“Djemtë ishin shumë të mirë kundër Lacios. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, iu përqasëm ndeshjes siç duhet. Luajtëm një ndeshje fantastike dhe arritëm në finalen që dëshironim, tani duhet të rikuperojmë energjinë në këto dy ditë e gjysmë sepse do të jetë një ndeshje shumë e vështirë finalja ndaj Napolit. Unë i komplimentova djemtë, më pëlqente që t’i shikoja sesi luanin”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/