Lionel Messi ende po fiton çmime nën llogarinë e fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën në fund të vitit 2022 dhe tani më në fund një çmim ka përfunduar në duart e një tjetër futbollisti.
Pasi Messi fitoi Topin e Artë dhe çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë në vitin 2023, sot një çmim fitoi edhe Erling Haaland.
Haaland u vlerësua si lojtari më i mirë në botë në vitin 2023 në ceremoninë e çmimeve Dubai Globe Soccer Awards, ku mori pjesë edhe Cristiano Ronaldo.
Ronaldo tregoi qartë se kush është i preferuari i tij në garën për këtë çmim, pasi që pak momente para shpalljes së fituesit, ai bëri me gisht në drejtim të Haaland, duke na bërë që të kuptojmë se ai mendon që norvegjezi e meriton atë çmim.
Vetë Ronaldo mori tre çmime në këtë ceremoni, pasi u shpall lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme, ai gjithashtu mori çmimin Globe Soccer Maradona për më shumë gola të shënuar në një vit kalendarik, si dhe ishte lojtari i preferuar i tifozëve për vitin 2023.
Përveç çmimeve për lojtarët, u ndanë çmime edhe në kategori të tjera ku çmimin për presidentin më të mirë e mori Khaldoon Al Mubarak, trajneri më i mirë u shpall Pep Guardiola, mesfushori më i mirë Rodri dhe portieri i vitit Ederson.
Sigurisht që City mori çmimin si klubi më i mirë për vitin 2023, për shkak se arritën që të fitojnë tripletën. /Telegrafi/
This gesture from Cristiano Ronaldo pointing and saying Haaland deserves it is beautiful. ❤️ pic.twitter.com/mD9yeOZEz3
— TC (@totalcristiano) January 19, 2024