Një mesazh i papritur ka ardhur nga Fredy Guarin në profilin e tij të Instagramit. Ish-lojtari i Interit, ka postuar një foto të tijën me lot në sy dhe e ka shoqëruar me një mesazh emocional.
Guarin ka një vit pa ekip pasi problemet e tij personale e detyruan t’i jepte fund karrierës së tij. “Il Drago” tashmë jeton në Bogota të Kolumbisë dhe është shprehur haptazi për vështirësitë që ka kaluar.
“Përshëndetje botë, sot dua të tregohem ashtu siç jam, me zemër të hapur. Nuk e bëj për të shkaktuar keqardhje apo për të shtuar ndjekësit e mi. E bëj me qëllimin që t’i shërbejë të paktën një personi”, ka shkruar Guarin. “Për pak kohë jeta ime po ndryshon jashtëzakonisht. Këta lot që shihni në foto janë të një njeriu plot vese, gabime, mëkate e shumë gjëra të tjera”.
O populli im, ne kemi kohë t’ia hapim derën babait tonë Zotit dhe ta lëmë të na udhëheqë shpirtin dhe zemrën tonë… Zoti më ka falur tashmë dhe unë e kam falur veten.
Nëse dikush nuk pajtohet me këtë postim e kuptoj. Mos pushoni së ëndërruari. Falja qoftë me dashuri dhe e udhëhequr nga Zoti ynë. Zoti ju bekoftë sot dhe gjithmonë, shumë inkurajim dhe forcë. Kurrë nuk është shumë vonë.”
Ky ka qenë mesazhi i Guarin, ku kuptohet qartë dhimja e tij e brendshme dhe pendesa. Guarin ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, ku në 2012 u transferua nga Porto tek Interi dhe performanca e tij u rrit menjëherë duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë në Serie A./ h.ll/albeu.com