Jurgen Mehidri do të vijojë karrierën te KF Trepça Mitrovicë. Portieri 28-vjeçar i ka dhënë fund eksperiencës së tij me Korabin dhe ka zgjedhur të transferohet në Ligën e Parë të Kosovës.
Për gardianin, ky do të jetë angazhimi i parë jashtë kampionatit të Superiores dhe Kategorisë së Parë, si edhe përvoja e parë në futbollin kosovar. Paraqitjet e tij në karrierë kanë bërë që klubi nga Mitrovica të vendosë ta afrojë në skuadër.
Të lidhura
None found
Mehidri i hodhi hapat e parë si futbollist te Shkëndija e Tiranës. Gjatë karrierës së tij, 28-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Laçit, Tërbunit, Vorës, Vllaznisë, Besës së Kavajës dhe së fundmi Korabit.
