Ish-portieri i Fenerbahçes transferohet te Gostivari

Skuadra e Gostivarit vazhdon të sjell në radhët e veta futbollist që kanë luajtur në skuadra të mëdha.

I fundit që është zyrtarizuar te ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut është portieri Erten Ersu.

29 vjeçari më herët ka luajtur për gjigandët nga Stambolli, Fenerbahçe, por edhe për ekipet tjera të njohura të Superligës së Turqisë si Gaziantep dhe Konyaspori. Ai është i dalur nga shkolla e Fenerbahçes ku ka kaluar në të gjitha kategoritë e reja të ekipit nga Stambolli.

Erten Ersu është përforcimi i parë i gostivarësve në këtë merkato, ndërsa nga tabori i tyre kanë paralajmëruar edhe përforcime tjera në këtë afat kalimtar.

Gjithashtu Gostivari nisi përgatitje në krye me trajner të ri, me Ismail Atalan që u emërua shef i stafit teknik. /Telegrafi/


Shtuar 10.01.2024 19:06