Ish-lojtari i Newcastle kërkon Mourinhon për stolin

Ish-lojtari i Newcastle, Danny Mills, ka sugjeruar se Mourinho do të ishte kandidati ideal për klubin.

“Nëse po flisni për dhënien e parave për të ndërtuar një ekip dhe për të qenë relativisht i suksesshëm, unë do të shkoja me Mourinhon,” tha Mills për radio talkSPORT.

“Nëse i jepni Jose para të mjaftueshme dhe e lejoni atë të bëjë atë që dëshiron të bëjë, ai do t’ju udhëheqë drejt suksesit më shpejt se ndoshta dikush tjetër”, përfundoi ai.

Kjo gjë thuhet se është në përputhje të plotë me pëlqimet drejtuesve të kësaj skuadre dhe se ata do të tentojnë që ta sjellin në Angli, Jose Mourinhon. /albeu.com/


Shtuar 14.10.2021 18:14