Ish-lojtari i Liverpool “braktis” klubin e njohur rus: Putin është një kriminel

Lufta Ukrainë-Rusi ka prekur edhe futbollin.

Pasi dha dorëheqjen trajneri gjerman nga stoli i Lokomotiv së Moskës, së fundmi Dinamos së Moskës i është larguar sulmuesi ukrainas Andriy Voronin, i cili u bë i njohur gjatë kohës kur luante për Liverpoolin.

“Kam 4 ditë që jam sëmurë, shumë keq. Kur shoh të gjitha fotot e atdheut tim ose lajmet, mendoj se janë të gjitha joreale, si në një film, por një film horror”. Duke folur për “Sport Bild”, ish-sulmuesi i “Reds” ka rrëfyer ndjesitë e përjetuara ditët e fundit:

“Ndoshta Putini thjesht dëshiron të përfundojë në librat e historisë, por kurrë nuk do t’ia arrijë. Ndoshta futet në histori, por më së shumti si kriminel. Askush në Rusi nuk e di për këtë, nuk shfaqet asgjë në TV. 90% e rusëve as nuk e dinë se çfarë po ndodh”. /albeu.com/