Ish-legjenda e Milanit tregon sekretin se si të ndalohet Haaland

Jaap Stam, ish-mbrojtësi i Milanit dhe Manchester United, dha një intervistë për Bet365 në të cilën u përpoq të shpjegonte se si mund të ndalohej Haaland, padyshim lojtari më në formë i momentit në Angli.

“Duhet të jesh shumë agresiv. Kur kundërshtari ka topin, duhet të sigurohesh që dikush të jetë gjithmonë shumë i ngushtë me Haaland dhe të përpiqet ta nxjerrë jashtë loje, sidomos kur humbet topin.

Ai nuk mund të marrë topin në posedim. Gjithashtu duhet të mbulohet, përndryshe nëse përpiqesh të rrezikosh, do të lesh shumë hapësirë.

Ndaj sugjeroj që të jesh shumë agresiv ndaj tij. Duhen të paktën dy lojtarë për të mbyllur Haaland, një që i ushtron presion dhe një tjetër që duhet të mbulojë hapësirat”, u shpreh Stam./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.09.2022 15:42