Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi bën deklaratën e fortë, Abazoviç sonte bën tifo për Serbinë (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme kombëtaret e Anglisë dhe Serbisë do të startojnë rrugëtimin e tyre në Euro 2024 me një përballje mes tyre. Në lidhje me këtë ndeshjë është pyetur ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se “duelin” do ta shikojë në stadium.

Abazoviç gjatë fjalës së tij ka habitur kur është pyetur se cilin ekip do të suportojë ndërsa është shprehur se do të bëjë tifo për Serbinë. Kjo deklaratë e tij u dha teksa po ndiqte mbrëmjen e djeshme ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviç.

Ndeshja mes dy kombëtareve të grupit C do të mbahet në orën 21:00 në stadiumin “Veltins -Arena”. Kjo do të jetë ndeshja e parë për grupin C ndërsa një fitore sonte për cilën do kombëtare do tu japë avantazh ekipeve për ndeshjet e tjera.


Shtuar 16.06.2024 17:37