Ish-kampioni i Skënderbeut, Orelesi merr drejtimin e ekipit U19 te Laçi

Nurudeen Orelesi ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës U19 të Laçit. Trajneri 37-vjeçar ka lënë detyrën e ndihmësit te Apolonia për t’iu bashkuar projektit të ri të kurbinasve.

Vetë klubi bardhezi ka bërë të ditur arritjen e akordit me teknikun nigerian, një figurë e njohur për publikun shqiptar falë karrierës së tij si futbollist.

Të lidhura

None found

Mesfushori ka qenë protagonist me Skënderbeun në periudhën historike të korçarëve, kur ata siguruan pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League. Me fanellën bardhekuqe, Orelesi ka fituar katër herë kampionatin dhe një Superkupë të Shqipërisë.

Përvoja e tij në futbollin vendas është e gjerë, pasi ka veshur edhe fanellat e Dinamos, Vllaznisë, Kamzës dhe Apolonisë. Tani, ai synon të lërë gjurmë në rolin e tij të ri si trajner i parë në kampionatin “Abissnet Superiore” U-19.


Shtuar 29.07.2026 13:15

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom