Të martën, Real Madridi zyrtarizoi Carlo Ancelottin në pozitën e trajnerit, pas largimit të Zinedine Zidane.
Por, përveç trajnerit italian, te “Los Blancos” pritet të rikthehet edhe një ish-futbollist i tyre.
“Marca” shkruan se Alvaro Arbeloa do të emërohet në pozitën e ndihmës-trajnerit.
38-vjeçari ka luajtur te Real Madridi për shtatë vite (2009/16), teksa nga futbolli u pensionua një vit më vonë.
Arbeloa momentalisht është menaxher te të rinjët e Real Madridit.