Ish-futbollisti i Liverpool ndryshon rolin në fushë, shpëton portën me lëvizjen esktreme (VIDEO)

Andy Carroll nuk luan më në elitën e futbollit anglez, Premier League si në kohën kur përfaqësonte klubin e Liverpool. Megjithatë, sulmuesi që tashmë aktivizohet me fanellën e Reading në Championship, sërish ia ka dalë të tërheqë vëmendjen në ishull në sfidën e fundit të luajtur ndaj West Brom.

Dhe, këtë nuk e ka bërë si pasojë e ndonjë goli të shënuar ashtu siç është roli i tij, por protagonist ka qenë teksa ka mbrojtur më së miri portën e tij nga një gol i sigurtë. 32-vjeçari, fillimisht ka larguar topin me kokë duke përfunduar i ngatërruar në rrjetë, megjithatë sërish ka gjetur forcën për t’u ringritur dhe për ta shpëtuar edhe një herë portën e tij, duke e larguar sferën me kokë në vijën fatale.

Një skenë e cila nuk është e zakonshme për Carroll, ndërsa ka marrë vlerësime për sakrificën, e cila në fund nuk mjaftoi duke qenë se ekipi i tij u mposht me rezultatin 1-0.


Shtuar 12.12.2021 12:34