Ish-futbollisti i kombëtares kolumbiane arrestohet në Napoli si trafikant droge

Antony De Avila Charris, një narkos kolumbian me të kaluar si futbollist, u arrestua dje në Napoli.

Gjatë karrierës së tij, “El Pitufo”, domethënë “The Smurf”, siç u mbiquajt, veshi fanellën e ekipit të tij të preferuar, América de Cali, dhe të kombëtares kolumbiane, me të cilën në vitin 1997 ka shënuar një gol kundër Ekuadorit.

Edhe dy vëllezërit e tij janë burgosur për trafik droge, si drejtues të kartelit “Cali”.

Në Kupën e Botës 1994, në SHBA, dhe në “Francë 1998” ai ishte në listën e kombëtares kolumbiane.