Igor Belanov është një emër i madh i futbollit ukrainas dhe botëror, pasi në vitin 1986 ai fitoi “Topin e Artë” (jepej vetëm për lojtarët europiane atëherë), duke lënë pas emra si Gary Lineker dhe Emilio Butragueno.
Sulmuesi i Dynamo Kyiv shkëlqeu me Bashkimin Sovjetik në “Meksikë 1986”, duke shënuar 4 gola e duke dhënë 6 asiste, ndërkohë që fitoi edhe Kupën e Kupave.
Володар “Золотого м’яча” Ігор Бєланов став на захист України https://t.co/thlQyUc6oT pic.twitter.com/sTJqBATW5G
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) April 7, 2022
Belanov, tani 61 vjeç, ka marrë armët në duar për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë. Që në fillim ai mbajti një qëndrim patriotik dhe e ndihmoi ushtrinë, ndërkohë që tani është përfshirë edhe vetë. /h.ll/albeu.com