Edhe Federata e Futbollit të Irlandës së Veriut, pas asaj angleze, ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për në fundjavë në shenjë respekti për vedkjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
“Në shenjë respekti pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, ndeshjet e kësaj fundjave të të gjitha ekipeve të futbollit të Irlandës së Veriut, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të organizuara në futboll, në të gjitha nivelet, janë shtyrë”, thuhet në një deklaratë zyrtare./ h.ll/albeu.com