Inter do të përballet me Porton në fazën e 16-të të Champions League.
Zikaltërit do të jenë përballë Portos, një ekip i cili drejtohet nga ish-lojtari i Interit, Sergio Conceciao. Për këtë sfidë, Simone Inzaghi ka bërë komentin e tij.
None found
“Për të dytin vit radhazi do të luajmë në 16-tshe, më në fund Interi është rikthyer për të luajtur në vazhdimësi në një fazë kaq të rëndësishme të Europës. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme, në dy stadiume plot dhe përballë një publiku të veçantë.
Ne e respektojmë Porton, ata janë një skuadër që prej vitesh po ecën mirë në Champions League. Trajneri është Conceciao, shoku im i skuadrës kur luanim te Lazio prej vitesh, e njoh shumë mirë. Qëllimi ynë është që të kalojmë turin dhe t’i japim një ëndërr tifozëve tanë, atë të luajtjes në çerekfinale. Nuk do të jetë aspak e lehtë, do të duhet të punojmë për të qenë gati për një sfidë të dyfishtë ku detajet do bëjnë diferencën. Do të jenë dy sfida të bukura, ne do të jemi gati”, është shprehur Inzaghi./ h.ll/albeu.com
Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe rreth 5 mijë të tjerë janë zhvendosur pas tërmetit me magnitudë 7.7…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka shkëmbyer mesazhe me një person që paraqitej si Susie Wiles, shefja e…
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur në një rrëmujë të shkaktuar nga paniku…
Zjarret vazhdojnë të godasin disa vende evropiane. Reshjet kanë ndihmuar operacionet në Belgjikë, ndërsa në Greqi janë vënë nën kontroll…
Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës së sigurisë caktuar në mungesë ndaj 31 vjeçarit të ekstraduar së fundmi…
Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe rreth 5 mijë të tjerë janë zhvendosur pas tërmetit me magnitudë 7.7…