Inzaghi: Dje luajti Interi i vërtetë, besoj tek kualifikimi

Tekniku italian I ekipit zikaltër në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së grupeve ndaj Sheriff-it, ka folur për paraqitjen e ekipit të tij.

“Ky është Intëri i vërtetë, zotërim loje, shumë raste të krijuara, shumë goditje në portë dhe mbyllje e hapsirave për kundërshtarët në mënyrë perfekte.

Me këtë ritëm ne do të arrijmë të kualifikohemi, kam besim.”

Gazetari e pyet se cili repart ishte vendimtari në ndeshje.

“Të gjithë pa përjashtim, por nëse do më duhej të veçoja një repart, do të thoja mesfusha.

Interi ka një mesfushë me të gjitha krakteristikat, nëse do “tru” kemi Brozovic, nëse do organizim dhe presing kemi Barellan, nëse do mbyllje aksionesh dhe krijim rasti, i ke të gjithë bashkë.

Një bravo shkonë dhe për sulmin pasi jo vetëm që ishin rrezik për portën e kundërshtarit por gjithashtu edhe vendimtarë për prishjen e aksioneve të tyre, theksoj më shumë Lautaron”.

Gjithashtu Inzaghi tha se duhet që të gjithë ne si ekip të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të fokusohemi se asgjë ska mbaruar ende dhe duhet përqëndrim maksimal për ndeshjen në fundjavë ndaj Juventus-it. /albeu.com


Shtuar 20.10.2021 10:20