Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur me yllin e Interit, Romelu Lukaku.
Romelu Lukaku është protagonist i lajmeve pasi sipas mediave italiane klubet angleze janë të interesuara për ta blerë atë, njëra ndër to edhe ish-skuadra e tij, Chelsea.
Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi ka folur personalisht me Lukakun për ta bindur atë se ai është në qendër të projektit të tij dhe nuk dëshiron largimin e tij.
Romano gjithashtu aludon se negociatat për Achraf Hakimin po vazhdojnë, por se “Nerazzurrët” nuk do të pranojnë një ofertë më të ulët se 80 milionë euro për të.
New Inter manager Inzaghi has called Romelu Lukaku in the last few hours. The club confirmed the intention to keep Lukaku as ‘key player’ despite interest from UK clubs. ??? #Inter
Negotiations still on with PSG for Achraf Hakimi – but Inter won’t accept less than €80m. ??
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 31, 2021