Inzaghi bie në “rrjetën” e kritikave të Cassanos: Asllani i fortë, po luan i frikësuar prej trajnerit

Antonia Cassano njihet si prej kritikëve më të mësdhenj në futboll, disa herë më të drejtë, disa herë tjera vlen për t’u diskutuar.

Pjesë e kritikave të tij së fundmi është futur edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pasi “zikaltërit” janë duke kaluar një moment të vështirë në Serie A.

Drejtuesit i ka dhënë besim, megjithatë skuadrës i duhet të reagojë shpejt teksa pjesa e formacionit titular në ndeshjen e fundit ndaj Romës ishte dhe Kristjan Asllani.

Paraqitja e shqiptarit u komentua pozitivisht, por Cassano-s i ka barë diçka tjetër përshtypje në lidhje me Asllanin.

Ish-lojtari shprehet se mefushori shqiptar luan i frikësuar pasi trajneri Inzaghi nuk i beson.

“Problemi i Interit qëndron në mesfushë, në ndeshjen e fundit aktivizuan atë djaloshin (Kristjan Asllanin) i cili është shumë i fortë. Por, në fushë shihet që luan i frikësuar sepse trajneri Inzaghi nuk i beson. Kështu ndodh edhe me Robin Gosens, duket si një “peshk jashtë ujit”. Inzaghi bën mirë të “zgjohet” pasi përndryshe do të jetë shumë vonë”, u shpreh Cassano.