Interi ultimatum për skuadrat që duan Skriniar, mbrojtësi në merkato deri në këtë datë

Milan Skriniar është duartrokitur nga publiku i tij në ndeshjen kundër Lyon, pavarësisht se emri i tij lidhet me një largim nga Milano.

Kontrata e lojtarit përfundon për një vit dhe PSG ka vënë bast për të, po klubi francez nuk po arrin të bindë Interin për shumën e operacionit.

PSG ofron deri në 50 milion euro, ndërsa Interi kërkon 70 dhe cakton afatin e largimit të tij me 10 gusht.

Pasi të kalojë kjo darë, mbrojtësi nuk do të jetë më në merkato, sipas La Gazzeta dello Sport./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 18:08