Interi u mposht në limit nga Reali, Brozovic: Mund të kishim fituar 3-0

Mbrëmë janë përballur dy gjigantët evropian në kuadër të raundit të parë të fazës së grupeve në Champions.

Real Madridi ka arritur të mposht Interin krejt në fund me rezultat 0-1 falë golit të Rodrygot në min e 89’.

Pas ndeshjes futbollisti i ‘Nerazzurëve’, Marcelo Brozovic ka thënë se ekipi i tij ka mundur ta fitojë këtë ndeshje me rezultat 3-0 po t’i shfrytëzonin rastet.

“Ne luajtëm një pjesë të parë të mrekullueshme, mund të kishim fituar 3-0”.

“Nuk ka asnjë dallim në kualitet mes Interit dhe Real Madridit, por nëse nuk shfrytëzoni rastet, atëherë do ta humbni lojën në fund ky është ligji i futbollit”, tha Brozovic.

Inter momentalisht ndodhet në pozitën e tretë të Grupi D, pas Sheriff Tiraspolit dhe Real Madridit.


Shtuar 16.09.2021 08:13