Interi “shtrëngon dhëmbët”, pa Champions nuk ka merkato

Sonte në Meazza Inter-it dhe Sheriff-it është më shumë se një ndeshje vendimtare për zikaltërit e Simone Inzaghit.

“LaGazettadelloSport” rikujton se kualifikimi për në ndeshjet direkte do u shtonte në xhepat e klubit të paktën 20 milion euro.

Por jo vetëm kaq sepse mos kalimi në raundin e 16-të për Interin do të thotë  dhe një merkato e mbyllur për janarin.

Kalimi i grupeve do të mundësonte dhe të paktën dy blerje në janar për Inzaghin, por nëse kalimi i grupeve nuk arrihet , atëherë tekniku italian do të hasej me pakënaqësi të ndryshme. /albeu.com


Shtuar 19.10.2021 11:54